Besnik Bislimi përplaset me deputetët e LDK-së, Glauk Konjufca: Mos e dekoncentroni zëvendëskryeministrin

  • E.K /
  • 19 May 2021 - 13:53
Besnik Bislimi përplaset me deputetët e LDK-së, Glauk Konjufca: Mos e dekoncentroni zëvendëskryeministrin

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës është përplasur me deputetët e LDK-së, Arben Gashi dhe Armend Zemaj të cilët nga ulëset e tyre i shtronin pyetje zëvendësit të Kurtit për planprogramin e qeverisë.

Për këtë ka reaguar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i cili u ka kërkuar deputetëve të LDK-së, që të mos flasin pa mikfron sepse po e dekoncentrojnë zëvendëskryeministrin.

“Mos folni pa mikrofon, se po e dekoncentroni zëvendëskryeministrin, qetësi ju lutem dëgjone zëvendëskryeministrin”, tha Konjufca.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri Bislimi tha se nuk mund të diskutojnë me opozitën për detajet e planit pasi në planprogram janë prioritetet qeverisëse.

“Kur e kemi dizajnu programin nuk ka qenë objektiv me pru një program që i pëlqen opozitës, ne kemi garu me këtë program në zgjedhje, qytetarët e kanë dhënë vlerësimin për këtë program, jo me programin e juaj që e ka marrë një notë ngelëse në zgjedhje. Kemi marrë mandatin dhe do ta impelentojmë këtë program, ne po i tregojmë synimet për 4 vite, pastaj pas 4 vitesh mund ta vlerësoni. Është plan i prioriteteve nuk është plan i detajizuar, detajet nuk janë për mu diskutu me juve, veç për me ta vizatu zotëri Zemaj, po duhet me ta vizatu zotëri Gashi, se s’pe kupton”, ka thënë Bislimi.

(Kosova Sot Online)