Gjimnazistët protestojnë pas rastit të sulmit sek*ual në shkollën “Faik Konica”

  • E.K /
  • 19 May 2021 - 14:39
 Gjimnazistët protestojnë pas rastit të sulmit sek*ual në shkollën “Faik Konica”

Ka nisur marshi protestues “Traumë, jo Lojë”, i cili është organizuar kundër ngacmimit seksual të një të miture, nga dy të mitur të tjerë në shkollën “Faik Konica”, në Prishtinë.

Në këtë marsh po marrin pjesë nxënësit e tri gjimnazeve kryesore të Prishtinës.

Nxënësit kanë mbajtur parulla në të cilat shkruhet “Ngrite zërin se je femër”, “Mëso djalin me respektu e mësoj vajzën me luftu”, “Dardha pikë nën dardhë, dhuna pikë nën dhunë” e parulla të tjera.

(Kosova Sot Online)