Izraeli mundohet t’ia vrasë komandantin Hamasit para armëpushimit, ndërkohë vritet 3-vjeçarja

  • E.K /
  • 19 May 2021 - 15:42
 Izraeli mundohet t’ia vrasë komandantin Hamasit para armëpushimit, ndërkohë vritet 3-vjeçarja

Izraeli dy herë është përpjekur dhe ka dështuar javën e kaluar që të vrasë komandantin më të martë të Hamasit, i cili iu mbijetoi sulmeve, tha një zëdhënës i forcave izraelite.

Mohammed Deif, komandant i Brigadave Qassam të Hamasit, të cilat kanë kryer sulme terroriste në Izrael, ishte cak i sulmeve ajrore në Gaza të hënën e kaluar, por shpëtoi pa u lënduar, thanë Forcat Izraelite të Mbrojtjes.

Mohammed Deif, komandant i Brigadave Qassam të Hamasit

Image

Nga sulmet në vitet 2001, 2002, 2006 dhe 2014, Deif kishte mbetur pa njërin sy, pa të dyja këmbët dhe pa njërën dorë, ndërsa gruaja dhe dy fëmijët e tij ishin vrarë, sipas burimeve izraelite të sigurisë.

Image

Trupi i një vajze 3-vjeçare që u vra nga sulmet ajrore të Izraelit në Gaza të mërkurën

Një zëdhënës ushtarak i Izraelit tha se cak i sulmeve ajrore ishin edhe shtatë komandantë tjerë të lartë të Hamasit, duke shtuar se disa prej tyre u lënduan, por të gjithë mbijetuan.

Ushtria izraelite e publikoi listën e personave që synon të godasë, pasi komandantët kërkuan më shumë kohë për arritjen e qëllimit në kohën kur presioni për armëpushim është rritur, shkruan Daily Mail.

(Kosova Sot Online)