Theret me thikë një person në mes të Prishtinës

  • A.P /
  • 19 May 2021 - 17:23
Theret me thikë një person në mes të Prishtinës

Një person është therur me thikë sot rreth orës 16:00, në rrugën “Eqrem Çabej”, në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci ka konfirmuar  se deri tek therja e një personi ka ardhur pas përleshjes në mes të disa personave.

Policia është duke e hetuar rastin.

“Sot rreth orës  16 :00, kemi marrë informatën se  në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë,  ka ndodhur një  përleshje fizike në mes të disa personave.  Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit  policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë ai.


(Kosova Sot Online)