Lexoni edhe:
Sot varroset 50-vjeçari që dyshohet se u vra nga arsimtari i vajzës
Kuvendi i Republikës së Kosovës, sot do të mblidhet në seancë të rregullt plenare.
Në seancën e sotme, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, do të ketë interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në lidhje me shtesat e pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë.
Sot varroset 50-vjeçari që dyshohet se u vra nga arsimtari i vajzës Lexoni edhe:
Pas interpelancës, pikë e rendit të ditës është edhe propozimi i Avokatit të Popullit bashkë me rekomandimet e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në lidhje me zgjedhjen e 5 zëvendës-avokatëve të Popullit.
Tjetër pikë e rendit të ditës është votimin lidhur me përbërjen e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim.
(Kosova Sot Online)