Punëtorët e ATK-së në grevë, pezullohen shërbimet për një orë

  • E.K /
  • 20 May 2021 - 11:15
 Punëtorët e ATK-së në grevë, pezullohen shërbimet për një orë

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës ka mbajtur grevë njëorëshe duke i ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesi.

Greva është mbajtur në të gjitha regjionet e Administratës Tatimore të Kosovës.

Sipas organizatorëve arsyeja për mbajtjen e kësaj greve ka ardhur si rezultat i neglizhimit dhe mos realizimit të kërkesave të tyre.

Madje ata  thonë se edhe tani në situatën pandemike, ATK-ja ka luajtur rol kyç në realizimin e pakos fiskale.

Kërkesat kjo Sindikate i ka adresuar të personat kompetent disa herë me radhë, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje

Kërkesat e tyre janë si në vijim: Krijimi i kushteve të punës; Propozim ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës nga: “Agjenci ekzekutive” në “Agjenci me status të veçantë”; Kompensimet tjera të shpenzimeve (sipas kërkesave paraprake); Përfshirja në pakon fiskale i gjithë stafi i ATK-së.

(Kosova Sot Online)