Mbi 54 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 20 May 2021 - 14:04
 Mbi 54 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, në një konferencë për medie ka bërë të ditur se edhe të enjten ka vazhduar vaksinimi i personave të moshës mbi 65 vjeçare në Kosovë.

Sipas tij, 250 persona kanë marrë vaksinën deri në orën 12:00, kurse në nivel vendi 54 mijë persona janë vaksinuar.

Sa i përket aplikimit online për vaksinim ai ka sqaruar se ende ka vështirësi, por që do të evitohen ditët në vazhdim.

“Edhe sot në Sallën ‘1 Tetori’ poashtu në nivel vendi është duke vazhduar vaksinimi i popullatës së grup moshës 65 vjeç e mbi përfshirë edhe personel shëndetësor me arsyeshmëri”.

“Deri në këto momente në sallën ‘1 Tetori’ kemi mbi 150 të vaksinuar kurse më nivel vendi kemi mbi 1,100 por nëse i referohemi statistikave në përgjithësi nga fillimit kemi 54 mijë qytetarë të vaksinuar në nivel vendi”.

“Të gjithë qytetarët që kanë arritur të aplikojnë në E-Kosova kanë terminin e tyre dhe janë kontaktuar. Kemi edhe nga ata që kanë akoma vështirësi me aplikimin e tyre. Nuk ka pasur asnjë lloj shqetësimi që vlen të theksohet sa i përket këtij vaksinimi”, ka deklaruar ai.

(Kosova Sot Online)