Temperatura mbi 30 gradë, moti për sot dhe ditët e ardhshme në Kosovë

  • E.K /
  • 21 maj 2021 - 08:15
 Temperatura mbi 30 gradë, moti për sot dhe ditët e ardhshme në Kosovë

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot në vend dhe gjatë ditëve të ardhshme. Sipas PW’së, nga java e ardhshme parashihet përmirsim i motit dhe rritje e temperaturave. Madje, temperaturat pritet të shkojnë mbi 30 gradë Celsius.

Cilësia e ajrit mbetet edhe gjatë ditëve të ardhshme në vlera të pranueshme dhe të mira.

Indeksi i rrezeve UV do të jetë në vlera të larta, e në fundjavë në kushte të motit më të kthjellët, edhe në shumë të larta, e në këto raste preferohet ekpozim më minimal në rrezet e diellit orëve të mesditës.

21.05 – Herët në mëngjes vende-vende me reshje të dobëta shiu.  Ditën vransira dhe intervale me diell, por pa të reshura.

22.05 – Më ngrohtë, kryesisht me diell.

23.05 – Kryesisht me diell e shumë ngrohtë.

24.05 – Nxehtë, kryesisht me diell.  Herë herë me vransira kalimtare.

Temperaturat e ajrit të enjten pësojnë rënie, e nga fundjava me tendencë të rritjes. Minimalet zbresin deri në 6C të shtunën, e më pas deri të hënën rriten në 10C, ndërsa maksimalet nesër zbresin deri në 16C, por nga fundjava në rritje deri në 27C, e të hënën edhe deri në 30C.

Era do të fryj mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga krahu verior 5-13m/s, e në fundjavë nga jugperëndimi 5-12m/s.

Shtypja atmosferike pasi pëson rënie të enjten, më pas me tendencë të rritjes edhe mbi vlera mesatare.

(Kosova Sot Online)