Vladimir Putin: Do t’ua thyejmë dhëmbët atyre që na kafshojnë territor

  • E.K /
  • 21 May 2021 - 10:04
Vladimir Putin: Do t’ua thyejmë dhëmbët atyre që na kafshojnë territor

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka paralajmëruar se Moska “do t’ua thyejë dhëmbët” shteteve që përpiqen që të marrin pjesë të territorit rus. Si duket, ai “ka harruar” se është vendi i tij që ka “kafshuar” një pjesë të konsiderueshme territorit të Ukrainës.

Putini i bëri këto komente gjatë një takimi virtual me Këshillin Kombëtar të Sigurisë që u transmetua në televizion, duke thënë se përpjekjet e huaja për ta mbajtur nën kontroll Rusinë datojnë para disa shekujve.

“Të gjithë duan të na kafshojnë diku ose të kafshojnë diçka nga ne. Por ata – ata që do ta bëjnë këtë – duhet ta dinë se ne do t’ua thyejmë dhëmbët në mënyrë që ata të mos mund të kafshojnë. Kjo është mjaft e qartë dhe çelësi për këtë është zhvillimi i forcave tona të armatosura”, deklaroi presidenti rus.

Ai gjithashtu tha se sanksionet perëndimore kundër Rusisë po e vazhdojnë trendin e gjatë historik të mbajtjes nën kontroll të një rivali të fuqishëm dhe pretendosi se disa kritikë të Moskës, të cilët nuk i përmendi me emra, kanë thënë se është e padrejtë që Rusia t’i mbajtur për vete të gjitha pasuritë e saj natyrore.

Sipas presidentit rus, Rusia tani i ka forcat strategjike bërthamore më të modernizuara në krahasim me fuqitë tjera bërthamore, duke shtuar se vendi i tij do të shpenzojë 42 miliardë dollarë në fushën e mbrojtjes, shkruan Free Europe.

Rusia e pushtoi Gadishullin e Krimesë në vitin 2014 nga Ukraina. Krimea ka sipërfaqe gati sa territori i Shqipërisë. Federata Ruse gjithashtu i përkrah separatistët që kanë nën kontroll një pjesë të konsiderueshme të Ukrainës lindore.

(Kosova Sot Online)