Një person në Prishtinë e kërcënon me jetë një burrë për një pronë te “Rruga B”

  • E.K /
  • 21 May 2021 - 10:18
Një person në Prishtinë e kërcënon me jetë një burrë për një pronë te “Rruga B”

Në orët e vona të së enjtes është arrestuar një person, i cili dyshohet se e kishte kërcënuar me jetë viktimën përmes mesazheve telefonike.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari pas një kontesti pronësor që kishte me viktimën është arrestuar tek Rruga B në Prishtinë.

“Rr. “B”, Prishtinë 20.05.2021 -00:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një kontesti pronësorë që kishte me viktimën mashkull kosovar, përmes mesazheve telefonike  e kishte kanosur  atë me jetë. I dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)