Lexoni edhe:
Dënohet me 27 vite burgim tropojani që vrau dhëndrin në Gjakovë
Ushtria nigeriane ka thënë se është duke i analizuar raportet se lideri i grupit famëkeq “Boko Haram”, Abubakar Shekau, ka vdekur pasi e ka hedhur veten në ajër për ta shmangur kapjen nga një grup rival.
Shekau, bashkë me grupin e tij, ka udhëhequr një kryengritje të përgjakshme në verilindje të Nigerisë për më shumë se një dekadë.
Dënohet me 27 vite burgim tropojani që vrau dhëndrin në Gjakovë Lexoni edhe:
Në mediet nigeriane pati raportime të enjten se Shekau ka vdekur nga vetëvrasja për shkak se nuk ka dashur që të kapet i gjallë pas përleshjeve me një grup rival. Sipas raportimeve të faqeve ndërkombëtare të lajmeve, ai ose është i vdekur, ose i plagosur rëndë.
Kjo nuk është hera e parë që lideri i grupit famëkeq shpallet i vdekur, por ai shfaqej më vonë në video duke i përqeshur kritikët, shkruan CNN.
Zëdhënësi i ushtrisë nigeriane, Mohammed Yerima, i tha televizionit CNN se ushtria ende është duke i hetuar raportimet për vdekjen e Shekau-t.
Një burim i afërt me Boko Haramin i tha televizionit CNN se ka marrë vesh që Shekau vdiqë të mërkurën në mbrëmje pas aktivizimit të jelekut vetëvrasës që e kishte në trup.
(Kosova Sot Online)