Albin Kurti ia dorëzon Ramiz Lladrovcit çmimin për performancën më të mirë

  • E.K /
  • 21 May 2021 - 12:20
 Albin Kurti ia dorëzon Ramiz Lladrovcit çmimin për performancën më të mirë

Kryeministri Albin Kurti i ka dorëzuar sot çmimin për performancën më të mirë kryetarit të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Lladrovci këtë çmim ia ka dedikuar ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit por nuk e ka falenderuar kryeministrin Kurti i cili ia ndau çmimin.

“Drenasi është komuna me performancën më të mirë për vitin 2019. Me shumën e buxhetit shtesë të fituar, do të zbatojmë projekte në interes të qytetarëve, të vlerësuara si më të nevojshmet, me prioritet. Falënderoj qytetarët për bashkëpunim dhe zyrtarët e komunës të cilët me përkushtim kanë arritur këtë performancë të vlerësuar si më të mirën në vend.Jemi të parët. Faleminderit të gjithëve, ashtu siç e falënderoj ekipin vlerësues të performancës!Këtë sukses ia dedikoj motivuesit dhe përkrahësit tim më të madh për zbatimin e ligjit dhe transparencës, z. Kadri Veseli”, ka shkruar Lladrovci.

(Kosova Sot Online)