Trumpi fajëson Bidenin për luftimet mes Izraelit e Gazës: Po të isha unë president…

  • G.G /
  • 21 May 2021 - 12:55
Trumpi fajëson Bidenin për luftimet mes Izraelit e Gazës: Po të isha unë president…

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka akuzuar pasardhësin e tij në Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden, se po mban një qëndrim të dobët, i cili, sipas tij, ka çuar në konfliktin mes izraeltiëve dhe palestinezëve. “Kjo nuk do të kishte ndodhur me mua”, tha miliarderi Trump.

Duke folur nga kulla “Trump Toëer” në Manhattan, ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë tha gjithashtu se ka për synon që të formojë një rrjet social shkaku i bllokimeve që i janë bërë në rrjetet e famshme sociale.

Ai pranoi se bllokimi në Facebook, Twitter, YouTube e platforma tjera po i dëmton përpjekjet për mbledhje të fondeve për rikandidimin e mundshëm për president në zgjedhjet e vitit 2024.

Trumpi e kritikoi ashpër politikën e presidentit amerikan rreth Lindjes së Mesme, duke thënë se Bideni i ka ligështuar Shtetet e Bashkuara, shkruan Daily Mail.

“Ju s’do ta kishit këtë problem në Izrael. Ata nuk gjuanin raketa. Ata po hedhin mijëra raketa drejt Izraelit, kjo nuk do të kishte ndodhur me mua”, deklaroi Trump.

Ai shtoi me krenari se ka qenë në mënyrë të vendosur pro Izraelit dhe se ka qenë aleat i fortë i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, duke shprehur shqetësim për të ardhmen e Lindjes së Mesme.

Trumpi tha se edhe lëvizjet e fundit agresive të Rusisë ndaj Ukrainës janë shenjë e dobësisë amerikane. Ai tha se fuqia e tij e ka parandaluar Korenë Veriore që të shpallë luftë.

(Kosova Sot Online)