Arrestohet polici, kishte fshehur mbi 40 kg eksplozivë në makinë

  • G.G /
  • 21 May 2021 - 13:27
Arrestohet polici, kishte fshehur mbi 40 kg eksplozivë në makinë

Një polic është arrestuar në qytetin qendror Irakleio të Kretës në Greqi, pasi kishte fshehur në bagazhin e makinës 42.5 kilogramë eksplozivë.

Sipas njoftimit të autoriteteve, policia ndaloi makinën e të arrestuarit për kontroll rutine, nga ku rezultoi se shoferi mbante ne bagazh 42.5 kg eksplozivë dhe se ishte oficer policie.

Ai deklaroi se nuk ishte në dijeni të ekzistencës së eksplozivëve.

Ndërkohë pak orë më vonë një i afërm i tij u paraqit në polici për të marr përgjegjësinë e eksplozivëve, i cili gjithashtu është arrestuar.

Policia po vazhdon hetimin paraprak të ndodhisë.

(Kosova Sot Online)