Dënohet me burgim të përjetshëm personi që sulmoi çiftin homo*eksual, njëri burrë vdiq

  • E.K /
  • 21 May 2021 - 14:07
Dënohet me burgim të përjetshëm personi që sulmoi çiftin homo*eksual, njëri burrë vdiq

Një burrë sirian u dënua të premten me burgim të përjetshëm në Gjermani për vrasjen e një turisti dhe lëndimin serioz të një tjetri, kur i kishte therur me thikë në qytetin lindor gjerman, Dresden, vitin e kaluar.

Siriani i identifikuar si Abdullah A. H. H. U shpall fajtor për vrasje, tentim-vrasje dhe lëndim të rëndë trupor, njoftoi një zëdhënëse e Gjykatës së Lartë Rajonale në landin e Saksonisë.

Koha minimale që i dënuari duhet ta kalojë në burg para se të ketë të drejtë të paraqesë kërkesë për zbutje të dënimit është 15 vjet, shtoi zëdhënësja e gjykatës.

Në fillim të gjykimit, prokurorët thanë se 21-vjeçari sirian kishte për qëllim që t’i vriste dy burrat në sulmin e 4 tetorit, sepse i shihte ata si “të pafe”.

Siriani kishte shkuar në Gjermani në vitin 2015 bashkë me mijëra bashkëvendës, të cilët kishin ikur nga lufta civile në atdheun e tyre, shkruan Reuters.

Prokurorët pretendojnë se i dënuari kishte përdorur thika kuzhine për t’i sulmuar dy burrat në të pesëdhjetat nga prapa, sepse ata ishin të kapur dorë për dore dhe besoi se ishin çift homoseksual e që e cilësonte si mëkat të rëndë.

Ai u arrestua gati tri javë pas kryerjes së sulmit dhe ka qenë duke u mbajtur në paraburgim që nga ajo kohë.

Një psikiatër i forenzikës që dëshmoi në gjykatë tha se i pandehuri i ka thënë atij pas sulmit se i vjen keq që nuk i ka vrarë të dy burrat.

(Kosova Sot Online)