Djali maroken notonte drejt Spanjës me shishe plastike, tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare

  • E.K /
  • 21 May 2021 - 14:42
Djali maroken notonte drejt Spanjës me shishe plastike, tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare

Një djalë maroken tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare teksa notonte në enklavën spanjolle të Afrikës së Veriut, me disa shishe plastike të zbrazëta vendosur poshtë rrobave të tij dhe të lidhura me krahët.

Ushtari i cili kapi djalin, tregoi se i riu nuk kishte një familje në Marok dhe preferonte të vdiste para se të kthehej në vendin e tij. Duke qarë, ai u shoqërua në zonën e sigurisë mes dy vendeve, së bashku me migrantët e tjerë.

“Ai nuk donte të kthehej, nuk kishte familje në Marok, nuk i interesonte nëse do të vdiste nga i ftohti. Ai preferoi të vdiste, sesa të kthehej në Marok,” – u shpreh Rachid Mohamed al Messaoui, ushtari i cili përktheu kur djali u kap duke vrapuar në bregdet.

“Unë kurrë nuk kam dëgjuar diçka të tillë nga dikush kaq i ri,” – shtoi ushtari.

Deportimi i të miturve është i paligjshëm në Spanjë dhe ata qendrojnë në një hapësirë të improvizuar për pritje në Ceuta.

Djali ishte një nga rreth 8.000 migrantët që notuan ose përdorën gardhin kufitar në enklavë këtë javë. Spanja ka vendosur trupa në Ceuta për të patrulluar kufirin me Marokun dhe e quajti situatën aktuale një krizë për Evropën.

(Kosova Sot Online)