74-vjeçari gënjeu policinë se i vodhën mbi 11 mijë euro në një qendër tregtare në Ferizaj

  • E.K /
  • 21 May 2021 - 14:47
 74-vjeçari gënjeu policinë se i vodhën mbi 11 mijë euro në një qendër tregtare në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i moshës 74 -vjeçare ka raportuar rrejshëm në polici se i janë vjedhur 11 mijë e 400 euro në një qendër tregtare në Ferizaj.

Sipas policisë ai fillimisht kishte thënë se ato para i kishte fituar nga shitja e shtatë lopëve në treg.

I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar.

Njoftimi i plotë:

Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka arritur të zbardhë rastin, të raportuar me datën 15.05.2021, si ‘’Vjedhje e rëndë’’.

Viktima , tashmë i dyshuari I.A ( M/SH/K), 74 vjeçar, kishte lajmëruar në polici, se me datën 15.05.2021 rreth orës 09:30, kishte shitur në tregun e kafshëve në Ferizaj, shtatë ( 7 ) krerë lopë në vlerë të njëmbëdhjetëmijë e katërqindë , ( 11400 euro) dhe se në ditën e njejtë, rreth orës 15:30, sipas tij këto të holla ju kishin vjedhur në një qëndër tregtare në Ferizaj .

Gjatë hetimit të ketij rasti, hetuesit policorë kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme materiale dhe deklarative, se i njëti nuk kishte pasur lopë fare dhe nuk kishte qenë as në tregun e kafshëve, por që kishte lajmëruar rrejshëm këtë rast, gjë të cilën e ka pranuar në tërsi .

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelorë në Ferizaj, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)