Lexoni edhe:
Dy të vdekur dhe 58 raste të reja me koronavirus në Kosovë
Policia e Pejës me Urdhëresë të Gjykatës Themelore të Pejës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në kapjen e një të dyshuari.
I kërkuari është Valon Mema nga Peja, i moshës 44 vjeçare, dhe i gjatësisë një metër e 80 centimetra.
Dy të vdekur dhe 58 raste të reja me koronavirus në Kosovë Lexoni edhe:
I pandehuri akuzohet për shpërdorim të pasurisë së huaj.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:
• VALON (Vehbi) MEMA i lindur me 09.04.1977 në Pejë
I pandehuri është i kërkuar për veprёn penale:
• “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
(Kosova Sot Online)