Haradinaj tregon kë e ka shef të Shtabit Zgjedhor të AAK’së për Prishtinë

  • A.P /
  • 21 May 2021 - 20:49
Haradinaj tregon kë e ka shef të Shtabit Zgjedhor të AAK’së për Prishtinë

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë̈ e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj njëherësh kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës ka bërë të ditur se ka emëruar shef të Shtabit Zgjedhor, ish ministrin e drejtësisë Selim Selimin.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, tha se sot zyrtarisht ish ministri Selimi u emërua koordinator (shef i Shtabit Zgjedhor) i fushatës në zgjedhjet lokale për Prishtinën.

Ai më tej u shpreh se Selimi është njëri ndër juristët dhe aktivistët më të mirë, duke i uruar suksese në hapin këtë hap.

(Kosova Sot Online)