“O debilla, o idiota…”, gastronomi kosovar shpërthen në akuza pasi ia mbyllën lokalin

  • S.A /
  • 22 May 2021 - 08:06
“O debilla, o idiota…”, gastronomi kosovar shpërthen në akuza pasi ia mbyllën lokalin

Inspektorati në Prishtinë sonte ia ka mbyllur për 48 orë kafenenë gastronomit kosovar, Dekorim Sahiti. Pas këtij veprimi, ai ka shpërthyer në akuza.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Sahiti ka kritikuar Qeverinë se nuk i ka ndihmuar asgjë dhe se kanë pasur shumë humbje prej fillimit të pandemisë.

“O debilla o papaka o klloshar o idiotaaa qe nje vjet e gjys perballemi me kete situat me mirkuptim maksimal tu u qrrenjos dej centat e fundit te familjes per mos me i hek puntort e me i majt bizneset … o debillaaa o idiotaaa jo qe sna keni nimu kurgjoo le qe na keni perdhunos me denime po me ardh koha ne oren 21:40 tu u mbyll lokali me pru denim perveq parev edhe ne mbylljeee prej 48 ore duke dite qe ne krejt Prishtinen jane vetem 7 ratse kjo o marreee o turp o m****”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online )