Ramush Haradinaj: Serbia refuzon të pranojë të vërtetën dhe të përgjigjet për krimet e kryera

  • E.K /
  • 22 May 2021 - 10:25
 Ramush Haradinaj: Serbia refuzon të pranojë të vërtetën dhe të përgjigjet për krimet e kryera

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar 22 vjetorin e masakrës së 22 majit 1999 në Vushtrri. Ai tha se aty u tentua të zhbëhej qenia shqiptare.

Haradinaj ka shkruar se njëzetedy vjet më parë dhjetëra shqiptarë u vranë e u masakruan. Ai tha se Serbia edhe më tutje refuzon të pranojë të vërtetën dhe të përgjigjet për krimet e kryera.

“E vështirë ishte rruga jonë deri në liri. Shteti serb, edhe më tutje refuzon të pranojë të vërtetën dhe të përgjigjet për krimet e kryera, e ne vazhdojmë betejën tonë për të vërtetën”, ka shkruar ndër të tjerash Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Në Vushtrri u tentua të zhbëhej qenia shqiptare! Njëzetedy vjet më parë, dhjetëra u vranë e u masakruan e shumë të tjerë shpëtuan me plagë, të cilat i shëroi koha. Por, plagët e shpirtit, kujtimi për ata që na i rrëmbyen, jetojnë përgjithmonë. E vështirë ishte rruga jonë deri në liri. Shteti serb, edhe më tutje refuzon të pranojë të vërtetën dhe të përgjigjet për krimet e kryera, e ne vazhdojmë betejën tonë për të vërtetën. Kosova nuk harron! Lavdi të rënëve për liri”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

(Kosova Sot Online)