Radhë të gjata në Morinë, mijëra kosovarë shkojnë në Shqipëri për vikend

  • E.K /
  • 22 May 2021 - 12:59
 Radhë të gjata në Morinë, mijëra kosovarë shkojnë në Shqipëri për vikend

Ashtu sikurse pritej pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës që në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune ka pritur fluks të lartë të qytetarëve shqiptarë nga Kosova që vijnë për pushime në Shqipëri.

Ashtu si edhe në vitin e kaluar kur situata nga pandemia ka qenë më e rënduar, qytetarët e Kosovës edhe këtë vit duket se do të jenë gjallëria kryesore e turizmit në bregdetin shqiptar.

Për shkak të fluksit policia kufitare në Morinë ka aplikuar procedurën e përshpejtuar dhe punën me kapacitet të plotë më gjashtë sportele për të shmangur radhët dhe pritjet e gjata. 

(Kosova Sot Online)