Dita e Presidentit – Vjosa Osmani bashkë me ish-presidentët shkojnë sot te shtatorja e Ibrahim Rugovës

  • E.K /
  • 24 May 2021 - 08:20
 Dita e Presidentit – Vjosa Osmani bashkë me ish-presidentët shkojnë sot te shtatorja e Ibrahim Rugovës

Me rastin e shënimit të 24 majit – Ditës së Presidentit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të ketë një sërë aktivitetesh.

Presidentja Osmani së bashku me ish-presidentët Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli dhe Atifete Jahjaga do të vendosin lule te shtatorja e Ibrahim Rugovës, në orën 09:00.

Ndërsa në orën 11:00, Osmani merr pjesë në hapjen solemne të “Javës së Bibliotekës”. 

Në orën 13:00, Osmani së bashku me ish-presidentët Sejdiu, Pacolli dhe Jahjaga vizitojnë Muzeun “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova”.

(Kosova Sot Online)