U përpoq të merrte telefonin që i kishte rënë, 39 vjeçari gjendet i vdekur brenda statujës së dinozaurit

  • E.K /
  • 24 May 2021 - 14:34
U përpoq të merrte telefonin që i kishte rënë, 39 vjeçari gjendet i vdekur brenda statujës së dinozaurit

Trupi i pajetë i një burri 39 vjeçar,i cili ishte zhdukur prej ditësh është gjetur brenda statujës së dinozaurit.

Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në Spanjë.

Autoritete u njoftuan të shtunën nga qytetarët, pasi vunë re një aromë të rëndë që vinte nga statuja e dinozaurit.

Media lokale raportojnë se burri, të cilit  nuk i është përmendur më emri, ishte duke u përpjekur të merrte telefonin celular që i kishte rënë ​​brenda statujës. Ai pastaj ra brenda statujës dekorative dhe mbeti i bllokuar me kokë poshtë, në pamundësi për të thirrur për ndihmë.

Policia spanjolle po heton vdekjen e një 39-vjeçarit.

Statuja dekorative është hequr nga vendi i saj jashtë Ndërtesës Kubike të qytetit, ku përdorej për të reklamuar një kinema të vjetër.

(Kosova Sot Online)