Devijimi i fluturimit në Bjellorusi për ta arrestuar gazetarin, pasagjerët përshkruajnë panikun

  • E.K /
  • 24 May 2021 - 15:35
 Devijimi i fluturimit në Bjellorusi për ta arrestuar gazetarin, pasagjerët përshkruajnë panikun

Pasagjerët në bordin e një avioni të kompanisë Ryanair që u devijua papritmas kur filloi zbritjen në Vilnius të Lituanisë e kanë përshkruar panikun e tyre të jashtëzakonshëm, raporton BBC.

Fluturimi ishte drejtuar për në Lituani nga Greqia kur avioni u detyrua ta ndryshonte drejtimin për në kryeqytetin Bjellorus, Minsk të dielën në mënyrë që autoritetet atje të mund ta arrestonin gazetarin disident Roman Protasevich, 26 vjeç.

Piloti njoftoi devijimin emergjent, por nuk dha detaje.

Aeroplani u shoqërua më pas nga një avion luftarak që ishte “përzier” për ta drejtuar atë drejt Minskut.

“Të gjithë në aeroplan kishim panik sepse menduam se do të përplaseshim”, i tha pasagjerja lituaneze Raselle Grigoryeva transmetuesit ABC News.

“Kjo ishte një zhytje e papritur, duke ndryshuar lartësinë në mënyrë drastike. Ishte shumë e dhunshme. Unë kurrë nuk e kam ndjerë këtë në një aeroplan. Të gjithë ishin në shok,” tha ajo.

Fluturimi FR4978 ishte kthyer në drejtim të Minskut pak para se të kishte arritur kufirin lituanez.

Image

Bjellorusia kishte përmendur një kërcënim për bombë si arsye për devijimin e fluturimit, por pretendimi doli i rremë.

Gazetari Protasevich ‘i frikësuar’ dhe ‘duke u dridhur’

Një tjetër pasagjer lituanez, i quajtur vetëm si Mantas, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se në momentin që piloti njoftoi se fluturimi po devijohej për në Minsk, Protasevich u ngrit në këmbë dhe hapi një dollap me kyç që përmban pajisjet e tij.

“[Ai] i mori bagazhet dhe po përpiqej t;i ndante gjërat, si kompjuterin që ia dha të dashurës së tij”, tha Mantas. “Unë mendoj se ai bëri një gabim. Kishte shumë njerëz që ai të mund t’i jepte gjërat mua ose udhëtarëve të tjerë dhe jo të dashurës, e cila gjithashtu, mendoj se u arrestua”.

Mantas shtoi se ai ishte dëshmitar i forcave të sigurisë që ishin futur në aeroportin e Minskut duke përdorur qenë për të kontrolluar valixhen e Protasevich.

Image

Protasevich u akuzua për terrorizëm dhe nxitje të trazirave pasi përcolli detajisht ngjarjet e zgjedhjeve presidenciale të Bjellorusisë në vitin 2020

Një pasagjer tjetër tha se oficerët kishin përdorur forcë fizike kur e arrestuan gazetarin dhe se ai ishte “tepër i frikësuar”.

“Unë e pashë atë direkt në sytë e tij dhe ai ishte shumë i trishtuar”, tha ai.

Pasagjeri Edvinas Dimsa, 37 vjeç, i tha AFP-së se ishte e qartë se Protasevich ishte “shumë i frikësuar”. “Dukej sikur dritarja të ishte hapur, ai do të ishte hedhur prej saj”.

Një tjetër udhëtar i tha mediumit Delfi të Lituanisë se ndërsa Protasevich u relativizua, ai po dridhej dukshëm kur u largua nga avioni, me oficerë rreth tij gjatë gjithë kohës.

“Ne e pyetëm atë se çfarë po ndodhte… ai tha: ‘Dënimi me vdekje më pret këtu”.

Të tjerët përshkruan se si Protasevich ishte identifikuar menjëherë nga oficerët, të cilët më pas ia konfiskuan pasaportën.

Pasagjerët mbahen në Minsk për orë të tëra pa informacion

Pasagjerët e mbetur u mbajtën në aeroportin e Minskut për orë të tëra ndërsa valixhet dhe dokumentet e tyre u kontrolluan.

“Ne ishim tetë orë atje. Nuk morëm asnjë informacion se çfarë ndodhi, vetëm atë që mund të gjenim në internet”, i tha një pasagjer Reutersit.

Image

Mbështetësit e Protasevich e presin atë në aeroportin e Vilnius me një tabelë që lexon: “Unë jam, ne jemi Roman Protasevich”

Fluturimi përfundimisht u ul në Vilnius rreth orës 21:30 të ditës së dielë.

Protasevich është ish-redaktor i meidumit Nexta, një transmetues që shpërndahet përmes kanalit Telegram. Ai u largua nga Bjellorusia në vitin 2019 për të jetuar në Lituani. Nga atje ai mbuloi ngjarjet e zgjedhjeve presidenciale të Bjellorusisë të vitit 2020, pas së cilës ai u akuzua për terrorizëm dhe nxitje të trazirave.

(Kosova Sot Online)