Donika Gërvalla raporton sot në Komisionin për Punë të Jashtme

  • E.K /
  • 25 May 2021 - 08:25
 Donika Gërvalla raporton sot në Komisionin për Punë të Jashtme

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të mbajë mbledhje sot, ku do të raportojë kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla – Schwarz.

Përmes një njoftimi për media, ky komision ka bërë të ditur se për çfarë do të raportojë ministrja para deputetëve.

“Raportim i ministres së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz lidhur me planin legjislativ të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe prioritetet e saj. Koha: 10:00”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online