Xhavit Haliti gjobitet nga Policia, kjo është arsyeja

  • E.K /
  • 25 May 2021 - 10:59
Xhavit Haliti gjobitet nga Policia, kjo është arsyeja

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, është ndaluar sot nga zyrtarët policorë në sheshin kryesor të Prishtinës për shkak të mosmbajtjes së maskës, më pas raportohet se edhe është dënuar.

Pas dënimit të shqiptuar Haliti ka vazhduar rrugën drejt mbledhjes së Komisionit në Kuvend.

Media ka tentuar të kontaktojë me Halitin, por i njëjti e ka ndalur telefonin.

Policia e Kosovës bazuar në ligjin antiCOVID vazhdimisht shqipton gjoba për qytetarët dhe bizneset të cilët nuk u përmbahen rregullave kundër përhapjes së koronavirusit.

(Kosova Sot Online)