Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes në Kosovë dhe Qeverisë së Britanisë

  • E.K /
  • 25 May 2021 - 11:34
 Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes në Kosovë dhe Qeverisë së Britanisë

Në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes sot u nënshkrua Memorandumi i  Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, përfaqësuar nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe  Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar përfaqësuar nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Ky memorandum bashkëpunimi ka për qëllim përmirësimin e kapaciteteve të Ministrisë së Mbrojtjes në zbatimin e reformave në proceset e tij të prokurimit për të siguruar ofrim të mirë-menaxhuar dhe efikas të shërbimeve publike. Gjithashtu ky memorandum ka për qëllim rritjen e efikasitetit të sektorit publik dhe rivendosjes së besimit të qytetarëve përmes proceseve të mirë-menaxhuara, transparente, të drejta dhe efikase të prokurimit.

Memorandumi i nënshkruar sot nuk është i pari i nënshkruar me Mbretërinë e Bashkuar në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në kuadër të partneritetit të fuqishëm me  Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

(Kosova Sot Online)