Rrëfimi i Maçastenës: Si përfundoi në dorë të policisë serbe

  • A.P /
  • 25 May 2021 - 17:23
Rrëfimi i Maçastenës: Si përfundoi në dorë të policisë serbe

Asamblisti dhe aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Blerim Maçastena është shpallur sot i pafajshëm nga Gjykata në Serbi. Ai u lirua dhe u kthye Kosovë si i pafajshëm pasi mbi të rëndonin akuzat për kalim ilegal të kufirit dhe armëmbajtje pa leje. Maçastena ka rrëfyer për momentin e arrestimit dhe për kohën e kaluar në burg në Serbi.

 

E qëndrimi në burg për Maçastenën ka qenë e rëndë. Ai tha se në Serbi e kanë akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe për kalim ilegal të kufirit.

“Burgjet e Serbisë janë të rënda por për shqiptarë janë shumë më të rënda. Për dikë që është aktivist politik janë më të rënda. Me vështirësi por ja kam dalë disi. Ka pasur vështirësi se pas tërë asaj që na ka ndodh me Serbinë, pa qëllim aksidentalisht e kam kaluar kufirin. Kur prokurori kërkon tri vite burgim është një lloj dhune. Më kanë rënduar akuzat për armëmbajtje pa leje dhe për kalim ilegal të kufirit. Unë e kam pasur një armë zyrtare me leje, por në Serbi nuk vlen kjo”, ka thënë ai 

Maçastena ka folur edhe për kushtet brenda burgut dhe për sjelljet e zyrtarëve korrektues.

“Burgjet kishin ndryshuar. Kushtet ishin përmirësuar. Zyrtarët ishin korrekt. Por,  duke e ditur që nga ai burg janë marrë vëllezërit Bytyqi ka qenë një presion për mua. Unë e kam ditë këtë ngjarje. Ka pasur edhe shqiptarë, por vetëm një ka mbetur. Edhe ai deri në fund të muajit pritet të ekstradohet për në Francë”, ka thënë ai.

Ai  ka treguar edhe për momentin e arrestimit nga policët serbë. Ai tha se gabimisht dhe pa dijeni kishte hyrë 11 kilometra thellë në territorin serb.

“Më 12 dhjetor kam dal me ecë në Bjeshkë. E kam pasur virusin dhe fizikisht nuk ndihesha mirë. Dola me ecë. Ka kthehem nga bjeshka, ra mjegulla dhe u bë terr. Unë kisha hyrë 11 kilometra brenda territorit dhe e kanë lëshuar sirenën. Kur e kuptova prej një banori se ku gjendem ai më tregoi se më larg se dy kilometra është rruga kryesore. Dola në rrugë kryesore dhe aty më arrestoi policia serbe. Nuk e kam pasur as më të voglin problem me ta. I vetmi problem ka qenë i prokurorit dhe gjykatës për dënim me të paktën tri vjet burg. Unë jam i pafajshëm, plotësisht dhe jam i lirë nga gjykata”, deklaroi ai.

E më së shumti malli Maçastena tha se e moti për ajrinë  tokën e Kosovës.

“Më ka marrë malli për ajër të Kosovës, për tokë të Kosovës. Boll kam pasur dashuri për vendin por më është shtuar edhe më shumë dashuria. Edhe vuajtja për familjen më ka penguar shumë atje”, ka thënë ai. 


(Kosova Sot Online)