Deputetit të PDK’së i hyjnë hajnat në shtëpi, i vjedhin para, armë e stoli ari

  • E.K /
  • 26 May 2021 - 09:57
 Deputetit të PDK’së i hyjnë hajnat në shtëpi, i vjedhin para, armë e stoli ari

Shtëpia e një deputeti të Kuvendit të Kosovës ka qenë cak i hajnave mbrëmë rreth orës 19:30, në Graçanicë. Sipas sinjalit, bëhet fjalë për shtëpinë e deputetit PDK-së, Mërgim Lushtakut.

I kontaktuar për këtë rast, Lushtaku nuk e ka mohuar vjedhjen e rëndë që u krye në shtëpinë e tij, por vetëm ka thënë se “Jom pak nxanë, flasum më vonë”.

Sipas Policisë, persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e deputetit dhe janë vjedhur 5 mijë euro, stoli ari, një armë me dy karikatorë dhe rreth 30 fishekë (me leje).

Hetimet për këtë ngjarje kanë filluar dhe rasti është iniciuar si “vjedhje e rëndë”.

(Kosova Sot Online)