Në Kuvend sot mblidhen pesë komisione

  • E.K /
  • 26 May 2021 - 09:30
 Në Kuvend sot mblidhen pesë komisione

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, Komisioni për Integrime Evropiane, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike dhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione do të mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) do të mblidhet në ora 10:00. Në këtë komision përveç miratimit të ditës dhe procesverbalit të mbledhjes së komisionit të mbajtur më 12 maj(2021) do të shqyrtohet edhe draft-plani i punës së komisionit për vitin 2021.

Në orën 10:00 do të mbahet edhe Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere. Pikë e rendit të jetë shqyrtimi i raportit për Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e kodit të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin e Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Po ashtu në këtë Kuvend do të bëhet raportimi i Bankës Qendrore për të gjeturat e raportit të progresit për vitin 2020-të.

Sot do të mblidhet edhe Komisioni për Integrime Evropiane. Në këtë komision do të shqyrtohet projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Procedurës Penale, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin dhe aspektin e përputhshmërisë me legjislacionin e Bashkimit Evropian (BE).

Edhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të mblidhet në ora 11:00, ku do të  shqyrtohet raporti vjetor i performancës së Zyrës Kombëtare dhe Raporti i auditmit, për Pasqyrat Financiare të Zyrës Kombëtare, të audituara dhe auditori i pavarur, i ftuar Besnik Osmani nga Auditori i Përgjithshëm.

Ndërsa sot mblidhet edhe Komsioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore për Persona të Pagjetur dhe Peticione. Në këtë komision që mblidhet në ora 11:00 do të ketë dëgjim publik lidhur me nismën ligjore për Projektligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje dhe Dhunës ndaj grave.

(Kosova Sot Online)