Arben Vitia tregon ditën se kur vijnë 100 mijë vaksina

  • E.K /
  • 26 May 2021 - 11:52
Arben Vitia tregon ditën se kur vijnë 100 mijë vaksina

Kryetarët e Komunave kanë mbajtur një takim koordinues me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia për të diskutuar rreth procesit të vaksionimit dhe masave të reja.

Në këtë takim u tha se së shpejti do të hiqet ora policore dhe do të lejohen ahengjet me fillim në sezonës së verës kur do të vijnë edhe mërgimtarët.

Në këtë takimi Ministri Vitia falënderoj kryetarët e komunave për bashkëpunimin dhe njoftoi se të premtën pritet ardhja e 100 mijë vaksinave të reja.

“Ministri Vitia tha se aktualisht tema kryesore jona është procesi i vaksionimit dhe pritet që të premten të vijnë edhe 100.000 vaksina të reja ku do të nis procesi i vaksionimit në masë të qytetarëve. Poashtu tani kemi lehtësuar edhe procedurat për aplikim për vaksionim në platformën e-kosova por edhe komunat kanë ndihmuar në regjistrimin e të moshuarve për procesin e vaksionimit”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

(Kosova Sot Online)