Anija japoneze përplaset me një anije ruse, tre të vdekur

  • E.K /
  • 26 May 2021 - 12:02
 Anija japoneze përplaset me një anije ruse, tre të vdekur

Zyrtarët në Japoni thanë se tre anëtarë të ekuipazhit në një anije japoneze të peshkimit kanë vdekur pas përplasjes me një anije ruse të mallrave në veri të ishullit Hokkaido.

Pas përplasjes me anijen ruse të mërkurën, barka japoneze u përmbyt në Detin Ohotsk. Ekuipazhi i anijes ruse nxjerri nga uji të pesë personat që ndodheshin në barkën japoneze, por vdekja e tyre u konfirmua më vonë në portin e Mombetsus, tha zëdhënësi i qeverisë japoneze, Katsunobu Kato.

Autoritetet japoneze thanë se janë duke e hetuar incidentin. Sipas medieve japoneze, një anije patrulluese japoneze e ka shoqëruar anijen ruse deri në port.

Ambasada e Rusisë në Japoni tha se do të ofrojnë tërë asistencën e nevojshme për ekuipazhin në anijen ruse, AMUR.

Raportohet se anija ruse ishte duke transportuar gaforre drejt Japonisë, kur u përplas me anijen japoneze, Daihachi Hokko Maru.

(Kosova Sot Online)