Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Secila marrëveshje që përfundon me njohnje të ndërsjellë, është e pranueshme për LDK-në

  • E.K /
  • 26 May 2021 - 14:37
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Secila marrëveshje që përfundon me njohnje të ndërsjellë, është e pranueshme për LDK-në

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ështa takuar sot me Kryeministrin Albin Kurti. Në këtë takim, Abdixhiku thotë se i ka prezantuar qëndrimet e partisë së tij në lidhje me dialogun.

Abdixhiku në takimin me Kurtin ka shkuar bashkë me nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri.

Abdixhiki ka shkruar në Facebook se i ka prezantuar Kurtit pozicionin e LDK-së, në formë të shkruar, dhe një gjë të tillë kërkon ta bëjë edhe Qeveria.

Ai thotë se Qeveria është e lirë ta marrë dokumentin e shkruar nga LDK, nëse i duhet. 

“Kam marrë pjesë në këtë takim për t’i prezantuar qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës në lidhje me dialogun. Si LDK as nuk i ikim takimeve e as nuk i shmangemi temave të mëdha për vendin. Prandaj, pasi kemi dëgjuar pozicionin e Qeverisë, kam prezantuar pozicionin politik të LDK-së, në formë të shkruar; dhe i kam kërkuar Kryeministrit që ai dhe Qeveria e tij të prezantojë një pozicion të tillë para qytetarëve tanë dhe ndërmjetësuesve jashtë. Janë të lirë ta marrin këtë tonin nëse ju duhet”, ka shkruar Abdixhiku.

Abdixhiku thotë se në dokumentin të cilin ia ka dërguar Kurtit, janë disa parime të cilave Qeveria duhet të iu përmbahet në negociatat me Serbinë.

“Përderisa i përmbahen parimeve kryesore të prezantuara në këtë dokument, pra nuk negociojnë për territor, nuk devijojnë nga rendi kushtetues e nuk prishin karakterin unitar të Kosovës, secila marrëveshje që përfundon në njohje të ndërsjellë, njohje nga vendet e BE-së e anëtarësim në NATO, është e pranueshme për ne. Si Kryeministër, ai ka për detyrë dhe obligim të bartë këtë proces, jo ta shmangë atë. Po ashtu, i kam kërkuar Kryeministrit që raportimet rreth dialogut t’i bëjë në Kuvendin e Kosovës; aty ku janë të zgjedhurit e qytetarëve tanë”, ka shkruar Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)