
Lexoni edhe:
Mjekja shqiptare: Gabim fatal nëse hiqen maskat dhe distanca sociale
Profesori universitar Blerim Latifi ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk është politikan ndryshe nga të tjerët.
Ai ka thënë se ai ka ndërruar qëndrime në shumë kauza.
“Kurti mori leksion të mirë nga ajo që i ndodhi në vitin e kaluar. Ai ka hequr dorë nga katër kauza të mëdha që i kishte prej se u fut në politikë. Njëra është bashkimi kombëtar. Ai e kishte monopolizuar këtë temë në shtetin e Kosovës. E dyta është parimi i negociatave me Serbinë. E dimë që vetë Vetëvendosja ishte ndërtuar mbi këto parime të jo negociatave”, tha ai.
Mjekja shqiptare: Gabim fatal nëse hiqen maskat dhe distanca socialeLexoni edhe:
Tutje ai tha se Kurti ka fituar zgjedhjet me tema të tjera për të cilat duhet të japë llogari ndaj qytetarëve.
“Kurti nuk i fitoi zgjedhjet me reciprocitet e negociata, por me temën e anti-korrupsionit. Ai ka hequr dorë nga shumë kauza cilat i ka pasur. Albin Kurti është bërë politikan normal, kjo është gjë pozitive”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online)