Në Obiliq arrestohen dy persona, policia sekuestron armë e drogë

  • E.K /
  • 27 May 2021 - 09:27
Në Obiliq arrestohen dy persona, policia sekuestron armë e drogë

Gjatë ditës së djeshme në Obiliq janë arrestuar dy persona të dyshuar, pasi gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë AK-47 me nëntë karikator, dy pushkë gjuetie, një pistoletë, 55 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 1.7 gram.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Obiliq 26.05.2021-10:30. Janë  arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovar pasi që gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe sekuestruar: një  pushkë AK-47 me nëntë karikator , dy  pushkë gjuetie, një pistoletë , 55 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe një sasi substancë e dyshuar narkotike  e llojit marihuanë  në peshë 1.7 gr. Pas intervistimit, me vendim  prokurorit të  dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)