Gjilan: Vdes një person në një aksident trafiku

  • E.K /
  • 27 maj 2021 - 10:27
Gjilan: Vdes një person në një aksident trafiku

Një person ka mbetur i vdekur pas një aksidenti që ka ndodhur të mërkurën në Gjilan.

Rasti ka ndodhur mesditën e së mërkurës, në rrugën “Avdullah Tahiri” në Gjilan, ku dy vetura janë aksidentuar dhe si pasojë një person ka marrë lëndime vdekjeprurëse.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Rr. Avdullah Tahiri, Gjilan 26.05.2021-11:25. Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekjeprurës ka pësuar një mashkull  kosovar. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion në Prishtinë”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

(Kosova Sot Online)