Albin Kurti: Bordi i AKP-së ka vjedhë shumë, nevojitet bord i ri për ta shuar këtë agjenci

  • E.K /
  • 27 May 2021 - 12:52
 Albin Kurti: Bordi i AKP-së ka vjedhë shumë, nevojitet bord i ri për ta shuar këtë agjenci

Kryeministri Albin Kurti është shfaqur entuaziast në seancën e sotme të Kuvendit, teksa pyetjeve të deputetëve ka nisur t’u përgjigjet duke e përmendur sërish fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Kurti fillimisht përmendi shkarkimin e bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, që do të diskutohet sot në Kuvend. Ai tha se ky bord ka vjedhur shumë, ndërsa ka theksuar se shuarja e kësaj agjencie është e domosdoshme.

“50.28% kanë votuar për fitoren tonë. Pra, një fitore e paparë në Kosovën e pasluftës dhe AKP-ja kemi thënë që do të shuhet dhe AKP-ja do të shuhet. Por që të shuhet AKP-ja është e rëndësishme që njëherë të shkarkohet bordi. Sepse kanë vjedhë shumë. Kanë vjedhë me paga, kanë vjedhë me privatizime. Janë paguar për të vjedhur. Merreni me mend”, tha Kurti.

“Kjo është arsyeja që na nevojitet një bord i ri që e ka mision shuarjen e AKP-së”, theksoi kryeministri.

(Kosova Sot Online)