Mbi 60 mijë qytetarë vaksinohen kundër koronavirusit në Kosovë

  • E.K /
  • 27 May 2021 - 13:01
 Mbi 60 mijë qytetarë vaksinohen kundër koronavirusit në Kosovë

Sot deri në mesditë në gjithë Kosovën janë vaksinuar 400 qytetarë mbi moshën 65 vjeçare. Ndërsa në që nga fillimi i procesit të vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë dhe deri më sot, janë vaksinuar mbi 60 mijë qytetarë.

Kështu ka bërë të ditur menaxheri i qendrës së vaksinimit në sallën “1Tetori”, në Prishtinë, Niman Bardhi.

“Totali për sot deri tani është 400 vaksinime. Ndërsa totali në nivel vendi prej 29.03.2021 janë vaksinuar 60 mijë e 730”, u shpreh Bardhi.

Aktualisht në Kosovë po vazhdon procesi i vaksinimit mbi moshën 65 vjeç. Imunizimi i tyre po bëhet me dozat e vaksinës AstraZeneca të cilat janë dhuruar për qytetarët e Kosovës nga Agjencia COVAX.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dje ka paralajmëruar që gjatë kësaj jave do arrijnë edhe 100 mijë doza të vaksinave kundër COVID-19 nga COVAX.

(Kosova Sot Online)