Arben Gashi: S’kisha asgjë me Sarandën, Hekurani e detyroi ta shkelë rregulloren – Kërkova spjegim nga ajo, asgjë më shumë

  • G.G /
  • 27 May 2021 - 13:43
Arben Gashi: S’kisha asgjë me Sarandën, Hekurani e detyroi ta shkelë rregulloren – Kërkova spjegim nga ajo, asgjë më shumë

Pak më parë, media raportoi për një bisedë të ashpër mes Arben Gashit e asokohe, kryesueses Saranda Bogujevcit.

“Nuk kisha asgjë me Sarandën. Unë vetëm kërkova spjegim nga ajo pse ua ndalte fjalën deputetëve. Aty ndërhyri Hekuran Murati duke i bërë presion që t’ua ndalë fjalën deputetëve, me çka në një mënyrë e detyroi atë ta shkelë rregulloren e Kuvendit.

Unë kërkova nga Murati që të largohet prej aty, pra të mos ndërhyjë në punë të Kuvendit, ndërsa me Sarandën nuk pata asgjë”, tha Gashi.

(Kosova Sot Online)