Një grua ia vjedh nga dora qenin kujdestarit dhe ik me veturë

  • E.K /
  • 27 May 2021 - 13:46
Një grua ia vjedh nga dora qenin kujdestarit dhe ik me veturë

Një grua në Shtetet e Bashkuara është incizuar duke ia vjedhur nga dora qenin një kujdestari dhe duke ikur pastaj me veturë.

Cody Wood tha se ishte duke e shëtitur qenin e shokut të tij, të quajtur Noodle, në Las Vegas të mërkurën e kaluar, kur një grua u ndal me veturë, doli prej saj dhe filloi të bërtiste me zë të lartë, duke thënë se qeni që po e mbante në dorë burri ishte i saj.

Pasi doli nga vetura, gruaja filloi ta sulmonte burrin dhe ia tërhoqi me forcë qenin nga dora përderisa kujdestari ishte i zënë në telefon duke e thirrur policinë, shkruan Daily Mail.

“Ajo u shfaq me veturë dhe më tha ‘a mund ta shoh qenin tënd?” Tingëlloi si e sjellshme dhe e ëmbël. Unë nuk lëviza, por ajo pastaj e hapi derën dhe tha se është qeni i saj. Më pas doli nga vetura dhe thashë se do ta thërras ë policinë e do të presim për të zgjidhur gjithçka”, tha personi që po e shëtiste qenin.

Gruaja që e mori qenin u arrestua më vonë përderisa po përpiqen të hipte në aeroplan. Për fat të mirë, qeni i vjedhur u gjet dhe u dërgua në një strehimore. Të premten, ai u pa me emocione në një video, kur u bashkua përsëri me pronarin.

(Kosova Sot Online)