E vodhën një veturë, e ngarkuan me dru dhe e braktisën në mal, zyrtarët e konfiskojnë automjetin

  • G.G /
  • 28 May 2021 - 12:45
E vodhën një veturë, e ngarkuan me dru dhe e braktisën në mal, zyrtarët e konfiskojnë automjetin

Zyrtarët e pylltarisë në Istog kanë njoftuar se e kanë gjetur një veturë të ngarkuar me dru në një mal. Sipas tyre vetura ishte e braktisur në momentin kur ata hasën në të.

Sipas policisë kjo veturë rezulton edhe të jetë e vjedhur nga persona të panjohur.

Rasti është duke u hetuar.

“Istog, 27.05.2021 – NN. Nga zyrtarët e pylltarisë është konfiskuar një automjet i cili ishte i ngarkuar me lëndë drunore dhe i braktisur , i njëjti është dërguar në parkingun e pylltarisë. Tani është vërejtur se automjeti i njëjtë është vjedhur nga persona deri me tani të panjohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)