Presidentja Osmani me bashkëshortin duke i survejuar armët e ushtrisë

  • E.K /
  • 28 May 2021 - 13:21
Presidentja Osmani me bashkëshortin duke i survejuar armët e ushtrisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar sot në Gjakovë, bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe bashkëshortin e saj, Prindon Sadriun.

Ata kanë ndjekur nga afër aktivitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 21.

Pamje nga këto aktivitete ka ndarë Osmani, në llogarinë e saj në Facebook.

Në disa prej videove që ka ndarë, Osmani dhe Sadriu shihen duke i survejuar armët e ushtrisë.

Ndryshe, operacionet e FSK-së në kuadër të kësaj stërvitje kanë filluar prej 17 majit dhe po zhvillohen në Devë e Babaj të Bokës, në Gjakovë.

Janë 339 pjesëtarë të Forcës të përfshirë në “Defender Europe 21”.

(Kosova Sot Online)