Princi Philip, përfshin në testament tre punonjësit më të afërt

  • E.K /
  • 28 maj 2021 - 15:37
Princi Philip, përfshin në testament tre punonjësit më të afërt

Princi Philip, që ndërroi jetë muajin e kaluar në moshën 99 vjeçare thuhet se pjesën më të madhe të pasurisë prej 30 milionë paundësh ia ka trashëguar gruas së tij por la gjithashtu një dhuratë bujare për punonjësit më të ngushtë.

Gazeta “The Sun” citoi një burim të Pallatit Buckingham të thoshte se Duka i Edinburgh-ut “ndryshe nga mbretërit e tjerë, do të jetë bujar me tre burrat që u kujdesën për të.” Bëhet fjalë për sekretarin privat, Archie Miller Bakewell, William Henderson dhe Stephen Niedojadlo.

Të tre u kujdesën për burrin e mbretëreshës, veçanërisht në vitet e tij të mëvonshme. Por Princi Philip nuk e ka anashkaluar familjen e gjerë me nipërit dhe mbesat e tij, përfshirë Princin Harry, shtoi burimi. /abcnews.al

(Kosova Sot Online)