Bislimi i LDK-së nderohet nga Washingtoni

  • A.P /
  • 28 May 2021 - 23:18
Bislimi i LDK-së nderohet nga Washingtoni

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi është nderuar me vlerësimin e pranuar nga Kryetarja e Washington, Muriel Bowser me rastin e 32 vjetorit të punës së Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe 20 vjetorit të angazhimit të tij në Ligë dhe në bashkëpunim të ngushtë më Kongresin dhe Administratën amerikane.

Përmes një postimi në Facebook, Bislimi ka thënë se mirënjohja e tillë nga kryeqyteti i demokracisë botërore u jep shtytje për punë edhe më të mëdha.

“Mirënjohja e tillë nga kryeqyteti i demokracisë botërore më jep shtytje për punë edhe më të mëdha e angazhim më të shtuar. Përvoja ime në Washington dhe bashkëpunimi me burrështetas amerikanë janë themeli më i fuqishëm i angazhimit tim politik dhe fanari më i çiltër i besatimit për kauzën tonë kombëtare”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)