Në oborrin e shkolles së dikurshme gjenden mbetjet e 215 fëmijëve

  • S.A /
  • 29 May 2021 - 08:32
Në oborrin e  shkolles  së dikurshme  gjenden mbetjet e 215 fëmijëve

Një varrezë masive me mbetjet e 215 fëmijëve të fiseve indogjene është zbuluar në oborrin e një ish-shkolle në rajonin British Columbia të Kanadasë.

Zbulimi i çuditshëm afër qytezës Kamploops u njoftua të enjten vonë, pasi vendi u ekzaminua nga një ekip që përdorte radar për gjetjen e objekteve nën tokë, shkruan The Guardian.

 

Disa nga mbetjet u përkasin fëmijëve të moshës 3-vjeçare, por shkaqet dhe koha e vdekjes së tyre ende nuk dihen. Shkolla me konvikt, “Kamloops Indian Residential School”, ishte themeluar në vitin 1890 nën udhëheqësinë e Kishës Katolike dhe ishte mbyllur më 1978.

Ajo ishte pjesë e një rrjeti kombëtar të shkollave me konvikte, të krijuara për t’i asimiluar me forcë fëmijët e fiseve indogjene duke i larguar ata nga shtëpitë dhe komunitetet dhe duke ua ndaluar gjuhën amë apo kryerjen e zakoneve të tyre kulturore. Në këto shkolla kishte abuzime fizike, emocionale e seksualse si dhe punë të detyrueshme.

Së paku 150.000 fëmijë kanë qenë në këto shkolla. sipas Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin, këto shkolla kishin një kulturë të gjenocidit që për cak i kishte pjesëtarët e fiseve indogjene të Kanadasë.

(Kosova Sot Online )