Pas rrokullisjes me traktor vdes burri nga Prizreni

  • S.A /
  • 29 May 2021 - 09:00
Pas rrokullisjes me traktor vdes burri nga Prizreni

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë nga fshati Planej i Prizrenit ka vdekur si pasojë e lëndimeve që ka marrë nga rrokullisja e traktorit.  Në raportin e saj PK këtë rast e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë dhe trupi i pajetë është dërguar në obduksion. 

“Fsh. Planej, Prizren 28.05.2021 – 12:17. Raportohet se viktima mashkull kosovar gjersa ishte duke punuar me traktor, aksidentalisht është rrokullisur dhe si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online )