Një person gjendet i pajetë brenda makinës së tij

  • E.K /
  • 29 May 2021 - 11:42
Një person gjendet i pajetë brenda makinës së tij

Një person i pajetë është gjetur ditën e sotme në një automjet ngjyrë gri në qytetin e Vlorës pranë zonës së njohur si ‘Rruga e re’.

Ende nuk dihen rrethanat në të cilat personi i paidentifikuar ka humbur jetën, por dyshimet e para janë se mund të ketë ndërruar jetë për shkak të një infarkti.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rretjanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)