Armend Mehaj: Bashkë me Kurtin konfirmojmë se FSK ka të tashmen dhe të ardhmen e sigurt

  • E.K /
  • 29 May 2021 - 13:57
Armend Mehaj: Bashkë me Kurtin konfirmojmë se FSK ka të tashmen dhe të ardhmen e sigurt

Ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj u shpreh se bashkë me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, konfirmojnë se Forca e Sigurisë së Kosovës e ka të tashmen dhe të ardhmen e sigurt prosperuese me investime nga qeveria.

Mehaj mes tjerash thotë se ky është obligim jetik ndaj vendit, qytetarëve dhe aleatëve tanë në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Bashkë me kryeministrin Kurti, konfirmojmë se FSK ka të tashmen dhe të ardhmen e sigurtë prosperuese me investim konkret dhe përmbajtësor të qeverisë. Ky është obligim jetik ndaj vendin, qytetarë dhe aleatëve tanë më në krye me SHBA-në. Këtë ia kemi borxh të kaluarës sonë, për të rrugëtuar më shpejt në të ardhmen tonë të sigurtë. Ka ardhur koha për më pak fjalë e më shumë punë!” është shprehur Mehaj.

(Kosova Sot Online)