Gjatë kësaj jave dy seanca të Kuvendit, Tahiri flet pas mbledhjes së kryesisë

  • G.G /
  • 31 May 2021 - 13:00
Gjatë kësaj jave dy seanca të Kuvendit, Tahiri flet pas mbledhjes së kryesisë

Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca në këtë javë.

Kështu ka bërë të ditur para mediave, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri teksa ka folur para gazetarëve.

Ai tha se seancat do të mbahen të enjten dhe të premten.

“U vendos që të enjten të ketë një seancë, të premten në ora 10:00 do të ketë interpelancë që e ka ftuar AAK-ja për faljen e gjobave si formë ndihmëse ndaj bizneseve. Në këtë takim u arsyetua kërkesa jonë për interpelancë”, ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë se kërkesa e AAK-së është falja e gjobave për sektorin privat që janë gjobitur gjatë pandemisë.

(Kosova Sot Online)